Reçica takon përfaqësuesit e Bankës Botërore, diskutojnë për reformat në fushën sociale

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, me të cilët diskutuan rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga MPMS-ja, me theks të veçantë në fushën sociale.

Në kuadër të kësaj, gjatë takimit u diskutua rreth draftit të parë të raportit të Bankës Botërore sa i përket rishikimit të Skemës së Ndihmës Sociale.

Ministri Reçica falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për ndihmën që po i japin MPMS-së jo vetëm sa i përket reformës sociale, por edhe reformave tjera të ndërmarra.

Stephanie Brodmann, përfaqësuese e Bankës Botërore tha se mbështetja e tyre për iniciativat e MPMS-së do të vazhdojë edhe më tutje.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme