Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se janë në negociata me disa vende të BE-së për hapjen e mundësisë së të rinjve Kosovar që të marrin punë sezonale në këto vende. Ai tha se së shpejti do të kemi lajme të mira në këtë çështje.
Këto komente Reqica i bëri pas pyetjes së deputetes Albulena Balaj se a ka ministria plan për përfshirjen e të rinjve dhe grave në tregun e punës.
“Ju njoftoj s ene kemi miratuar planin për punësimin e të rinjve i cili ka për qëllim rritjen e punësimit të të rinjve në vend, ne kemi filluar me masat aktive në tregun e punës ku të rinjtë tanë do të përfitojnë përmes granteve dhe subvencioneve të cilat më vonë do të qojnë në vetëpunësimin e të rinjve. Ne kemi nisur projektin e punësimit të një anëtari të familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar”.
Një tjetër mundësi që do të hapet për punësimin e të rinjve tanë për punësim sezonal dhe tashmë jemi në negociata me disa vende të BE-së dhe së shpejti do të lëmi lajme të mira.
Deputetja Albulena Balaj, tha se në listat e të papunëve prijnë gratë dhe të rinjtë dhe fatkeqësisht nuk janë të përfshirë në tregun e punës, raporton EO.
Ajo pyeti ministrin e punës se a kanë politika për përfshirjen e këtyre kategorive në tregun e punës.