Nga dita e sotme ka filluar reciprociteti me Serbinë për targat.
Policia e Kosovës nuk do të lejojë asnjë veturë të futet në Republikën e Kosovës me tabela të Serbisë.
Kjo pasi që Serbia ka disa vite që i detyron veturat e Kosovës që të pajisen me targa të përkohshme kur hyjnë në Serbi.
Pas Jarinjës, reciprociteti për targat ka filluar të zbatohet në mëngjes edhe pikën kufitare – Merdar, në afërsi të Podujevës.