Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Deçanit në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit në tetor. Sipas kësaj partie, Zekë Sinanaj është kandidati i saj për këtë komunë. Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Cacaj i cili edhe e ka postuar një fotografi, ku shihet Zekë Sinanaj dhe deputeti […]
Redaktori i RTK-së kandidat i Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Deçanit në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit në tetor.
Sipas kësaj partie, Zekë Sinanaj është kandidati i saj për këtë komunë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Cacaj i cili edhe e ka postuar një fotografi, ku shihet Zekë Sinanaj dhe deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj.
Sinanaj është redaktor në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të cilin Vetëvendosje shpesh e akuzon si “të kapur” nga PDK-ja.











