KEDS ka njoftuar se ka angazhuar ekipe në terren në disa pjesë të Prishtinës, ku po bëhen sanimet e dëmeve të kabllove nëntokësore.
Në njoftimin e lëshuar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, KEDS thotë se një ekipë gjendet në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ku po sanohet dëmi i kabllos nëntokësore që furnizon një pjesë të lagjes Parku, një pjesë të lagjes 4 llullat dhe një pjesë të lagjes së Muhaxherëve.
“Aktualisht, njëra ekip gjendet në rrugën Bajram Kelmendi, ku po bëjnë sanimin e dëmit në kabllon nëntokësore e cila furnizon një pjesë të lagjes Parku, një pjesë të lagjes 4 llullat dhe një pjesë të lagjes së Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.
“Ekipet tona në terren janë duke bërë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur të rikthejnë furnizimin me energji për zonat që janë afektuar me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesave”, deklarohet më tutje.