Referenca problematike “Kosovë e Metohi” e kryetarëve të dorëhequr në veri

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, tashmë ka pranuar kërkesat për dorëheqje të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicës veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ata kanë dhënë dorëheqje dhe kanë pushuar, siç kanë thënë, punën e vetëqeverisjeve lokale sipas sistemit të Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se janë pranuar të gjitha dorëheqjet zyrtarisht nga katër kryetarët.

“Sipas mandatit ligjor, Departamenti Ligjor i Ministrisë po trajton aspektet ligjore të kësaj situate dhe do të ndërmarrim veprimet ligjore siç parashihet me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga ministria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme