Referendumi: Gjak dhe dhunë nëpër rrugët e Katalonisë (VIDEO)

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 11:07 | Nga

Policia kombëtare spanjolle ka ndërhyrë forcërisht në qendrat e votimit për të ndërprerë referendumin për pavarësinë, ndërsa mijëra njerëz kanë qëndruar natën në radhë në pritje për të hedhur votën pro referendumit.

Policia nëpër gjithë Katalonian ka sulmuar dhunshëm vendvotimet ku dhe kanë konfiskuar listat dhe kutitë votuese.

Në videon që është shpërndarë në internet shihet se si policia ka thyer dritare dhe dyer, me qëllim që të hyjnë në vendet e votimit në Sant Julia de Ramis, pasi që ka filluar votimi.

Videot gjithashtu  tregojnë se policia me armë dhe helmetat thyejnë xhamin në derën e hyrjes dhe hyjnë në një qendër sportive që autoritetet katalanase kanë caktuar për të votuar.

Gjatë këtij konflikti ka edhe të lënduar, ndërsa rrugëve situata nuk është duke u qetësuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme