“REFORMA” nuk pajtohet me vendimin e MASHTI-t rreth bursave, përmendin protestat

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Organizata studentore “REFORMA” ka reaguar ndaj MASHTI-t, të cilët kanë vlerësuar që kriteri, 9.00 të aplikohet për këto fakultete si në vijim: Fakultetet teknike (FIEK, FIM, FN, FA), Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë.

“REFORMA” përmes një komunikate për medie ka thënë se këto kundërshtime do t’i bëjnë përmes protestave.

fillimisht e falenderon ministren e MASHTI-t, Hykmete Bajrami për vendimin e hapjes së konkursit të bursave me gjithpërfshirje për studentët e UP-së ashtu siç kemi kërkuar përmes aktiviteteve dhe protestave tona, ne si organizatë nuk pajtohemi dhe rrjedhimisht e kundërshtojmë një akt të tillë, që kriteri, 9.00 të aplikohet për këto fakultete si në vijim: Fakultetet teknike (FIEK, FIM, FN, FA), Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Duke marrur parasysh që këto fakultete kanë një kosto më të kushtueshme dhe kërkojnë përkushtim më të lartë shkencor, si e tillë kjo masë është diskriminuese ndaj fakulteteve të lartëpërmendura në krahasim me fakultetet e shkencave sociale.

Për ne si organizatë është e papranueshme dhe si të tillë do ta kundërshtojmë edhe me protesta, ashtu siç kemi mbrojtur çdo herë interesat e studentëve.

Të ngjashme