Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PD-ja nuk e njeh Komisionin

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Në një deklaratë për media, pas përfundimit të Komisionit për Reformës Zgjedhore, kryetari i komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka sjellë asnjë propozim lidhur pikërisht me çështjet e Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri deklaroi se brenda një jave ekspertët do të paraqisin draftet dhe se ndërkohë Partia Demokratike nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore .I pyetur nëse do t’i shkohet deri në fund miratimit të reformës, edhe pa opozitën, Gjikonuri tha:

“Ne i kemi kërkuar PD-së të gjejë çfarëdolloj forme komunikimi, ne jemi të gatshëm që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it t’i marrim në konsideratë. E rëndësishyme është të kemi një produkt brenda rekomandimeve“, raporton Tch.

Po kështu shtoi se “brenda dhjetorit do të kemi mundësinë të adresojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.”

Përsa i përket vetësakrifikimit, nëse Gjiknuri është ose jo i gatshëm ta bëjë, ky i fundit tha se largimi i tij nuk është më objektiv i opozitës.

Të ngjashme