Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Salih Zyba për përjashtimin e prokurorit Valdrin Krasniqi në gjykimin për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018. Këtë për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Kaltrina Shala. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë […]
Refuzohet kërkesa e Salih Zybës për përjashtimin e prokurorit nga gjykimi për gazin lotsjellës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Salih Zyba për përjashtimin e prokurorit Valdrin Krasniqi në gjykimin për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018.
Këtë për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Kaltrina Shala.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për refuzimin e përjashtimit të Prokurorit Valdrin Krasniqi për trajtimin e çështjes penale ndaj të akuzuarit Salih Zyba”- thuhet në përgjigjje.















