Ekonomia Online
FUNDIT

Hajnat ia marrin çantën shtetases së huaj në Gjakovë, policia vihet në kërkim të tyre

Hajnat ia marrin çantën shtetases së huaj në Gjakovë, policia vihet në kërkim të tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj ka raportuar se i është vjedhur çanta në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku sipas viktimës, në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme.

Policia e ka cilësuar rastin si vjedhje e rëndë dhe ka nisur hetimet.

“Gjakovë / 14.11.2026 – 16:00. Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumente personale dhe para të gatshme. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme