Ka dështuar përpjekja e Serbisë që të pengojë procesin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Nesër përfundimisht votohet për anëtarësimin e saj në Interpol, ndërsa procesi i votimit mund të zhvillohet dy herash, nëse në rrethin e parë nuk sigurohen vota të mjaftueshme, transmeton koha.net raportimet.
Kryesuesi i Interpolit hodhi poshtë kërkesën e Serbisë dhe të pesë vendeve të tjera anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që votimi të hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Kryesuesi as që e ka vënë në rend të ditës kërkesën e Serbisë dhe të pesë vendeve të tjera.
Pesë vende i bashkohen Serbisë që Kosova të hiqet nga rendi i ditës së Interpolit
Për futjen në rend të ditës të Asamblesë të kërkesës së Kosovës për anëtarësim ishte vendosur në seancën e parë në Komitetin Ekzekutiv dhe rezultati i votimit ishte 7:6 në favor të përfshirjes në rend të ditës. Për pranim do të nevojiten dy të tretat e votave, ndërsa do të votohet në dy rrathë, transmeton Koha.net. Natyrisht nëse në rrethin parë nuk sigurohet numri i mjaftueshëm për pranim.