Refuzoi zbatimin e vendimit për targa, suspendohet Drejtori i Policisë Rajonale në veri

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.

Në njoftimin e bërë nga Inspektoriati Policor thuhet se Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Nenad Gjuriq, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, të mërkuren doli në konferencë për media ku tha se pjesëtarët serbë të forcës policore nuk do të zbatojnë vendimin qeveritarët për ndalimin e veturave me targa “KM” dhe ndarjen e fletqortimeve.

Patrullat policore ai tha se janë dërguar nga Prishtina dhe pa dijeninë e Drejtorit Rajonal të Policisë Veriore.

“Dëshirojmë të theksojmë se patrullat e lartpërmendura nga Prishtina janë dërguar në veri pa dijeninë dhe aprovimin e Drejtorit Rajonal të Policisë Veriore. Në periudhën e kaluar kemi theksuar edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë dhe ndërkombëtarët komuniteti për praninë e njësive speciale policore dhe formimin e bazave në zonën tonë të përgjegjësisë, edhe pa dijeninë dhe mosbindjen tonë, aktivitetet e të cilëve sjellin frikë dhe trazira tek njerëzit që jetojnë këtu”.

“Ky veprim minon dhe margjinalizon drejtpërdrejt rolin e Drejtoria jonë rajonale, e cila këtu para së gjithash është për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer njerëzve që jetojnë dhe punojnë në veri të Kosovës, pa dallim përkatësie kombëtare dhe fetare”, tha Gjuriq.

Çfarë thotë ligji për “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë”:

Të ngjashme