Refuzon seksin me të dashurin, ndëshkimi shokues (FOTO)

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 12:55 | Nga

Refuzoi të bëjë seks me të dashurin dhe si ndëshkim ai e rreh egërsisht. Stephanie Littlewood u la pa ndjenja nga i dashuri Wayne Hoban, pasi u godit egërsisht me grushte në fytyrë, aq sa përfundoi e përgjakur dhe me dhëmbët e thyer.

22- vjeçarja nga Leeds, West Yorkshire në Angli, u godit më shumë se 50 herë, për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale, duke bërë që Hoban i inatosur ta tërheqë për flokësh dhe ta dhunojë barbarisht.

Gruaja pas daljes nga spitali e tregoi historinë e saj në media, në mënyrë që të inkurajojë femrat e tjera që të denoncojnë dhunën që pësojnë.

“Shumë herë më ofendonte nëse e refuzoja, por mbrëmjen e 2 prillit më përplasi përtokë nga krevati dhe nisi të më rrahë egërsisht, më goditi mbi 50 herë, më thyeu dhëmbët dhe nofullën. Në spital mendonin se do kisha dëmtime të përhershme në tru”, tregon ajo, shkruan ‘Mirror’.

Në fillim të kësaj jave, 24- vjeçari u dënua me 16 muaj burg, ndërkohë Stephanie është duke u kuruar ende për t’u shëruar plotësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme