Regjimi i Bashar al Asadit në Siri me gjuajtje artilerike ka djegur disa fusha në zonën rurale të qyteteve Idlib dhe Hama, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale të AA-së, trupat pranë regjimit të Asadit të vendosura në veri të Hama-s, po u vënë zjarrin fushave në jug të Idlibit dhe në veri të Hamas.
Regjimi i Asadit me metodën e sulmit, e cila quhet edhe “arma e urisë”, synon që të lë mijëra civilë të uritur duke mos mundësuar korrjen e prodhimeve të fermerëve.
Mësohet se fermerët nëse nuk japin haraçin e kërkuar nga regjimi ky i fundit godet fushat me të mbjella me gjuajtje artilerike.
Zjarret e përhapura në fusha përpiqen t’i shuajnë ekipet e Mbrojtjes Civile dhe popullata e rajonit.Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit mësohet se dy gra kanë humbur jetën.
Fermerët nuk arrijnë që të përfitojnë kultura nga fushat prej dhjetëra hektarësh ku më shumë mbillet elb dhe grurë.