Fëmijët në institucione parashkollore do të mund të regjistrohen nga data 22 qershor deri më 4 korrik, të këtij viti, duke respektuar distancën sociale sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), bëjnë të ditur nga zyra për informim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
“Regjistrimi i fëmijëve në institucione parashkollore, do të fillojë nga 22 qershori deri më 4 korrik. IPSH-të, do të organizojnë procesin e regjistrimit të fëmijëve në mënyrë që të mbahet distanca sociale sipas IKSHPK-së”
Sipas tyre, nga mosha 5 deri 6 vjeç edukimi në distancë do të vazhdojë deri më 1 korrik të këtij viti, raporton Telegrafi.
“Drejtorit komunale të arsimit sugjerohen që të planifikojnë përfundimin e vitit për fëmijët në institucione parashkollore nga mosha 0 deri 6 vjeç, nga 1 korriku deri më 31 gusht. Platforma online ‘Edukimi në Distancë’, do të vazhdojë të jetë aktive edhe pas përfundimit të gjendjes së emergjencës për prindërit-kujdestarë ligjorë të fëmijëve 0-6 vjeç, të cilët nuk vijojnë edukimin e hershëm IPSH/shkollë”, kanë thënë nga zyra e informimit.