Regjistrimi i Popullsisë 2024 prodhon efekte të dyanshme

Prishtinë | 25 Maj 2024 | 17:58 | Nga Besnik Tahiri

Negative:

Financimi komunal përcaktohet sipas formulës ku kriteri kryesor i ndarjes buxhetore ështe numri i banorëve. 89% e grantit për komuna ndahet në baz të kriterit ‘Per Kapita’. Kjo situatë do të reflektojë edhe në numrin e anëtarëve të kuvendeve komunale dhe pagat e të emëruarve dhe zgjedhurve politikë.

Si përgjigjje ndaj kësaj, duhet reflektuar edhe formulat e finacimit, ngase komunat përtej numrit të banorëve kanë përgjegjësinë e investimeve kapitale, e kjo me shtrirje të gjerë në teritor, mirëmbatjen e objekteve shkollore, spitalore e publike, si dhe pagesat e komunalive e bënë edhe më të vështirë.

Për këtë duhet të sillet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, si instrumet për financim të qëndrueshëm e garantim të mirëqenies dhe zhvillimit në komuna.

Qartësi:

Është e vërtetë që numrat pas regjistrimit do të pasqyrojnë më qartë planifikimin e politikave. Mirëpo, kjo domosdo duhet të ndiqet edhe me programe për përkrahjen e familjes, si domosdoshmëri që të mos përmbyset piramida e moshës.

Pas regjistrimit të popullësisë është e domosdoshme që shteti të rimendoi politikat si refleksion e statistikave, por edhe thelluar në trajtimin analitik dhe veprim qeverisës, përndryshe sistemi i financimit komunal do të kapitullon.

Të ngjashme