Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.928 teste ndërsa janë regjistruar 323 raste të reja me Covid-19.
Në Shkup – 96, Kumanovë – 35, Prilep – 20, Strumicë – 17, Manastir – 16, Koçani – 13, Veles – 12, Tetovë dhe Gostivar nga 11, Ohri dhe Kërçova nga 10, Kavadar dhe Negotinë nga 8, Shtip dhe Radovish nga 7, Resnjë – 6, Sveti Nikollë dhe Vinicë nga 5, Dellçevë – 4, Strugë, Berovë dhe Krushevë nga 3, Kriva Pallankë, Probishtip, Demir Hisar dhe Kratovë nga 2, Gjevgjeli, Vallandovë, Bogdanci, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica nga 1.
Sot janë regjistruar 714 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Nga MSh gjithashtu njoftojnë se janë regjistruar dhe 24 viktima nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 153.137, numri i pacientëve të shëruar është 135.367, numri i vdekjeve ka arritur në 5.016, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.754.