Serbia ka filluar tashmë një kohë vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.
Ky shtet ka furnizuar edhe disa shtete tjera me vaksina anti-COVID.
Megjithatë, pavarësisht se Serbia është një prej shteteve që ka vaksinuar më së shumti qytetarë, ajo vazhdon raportojë mijëra të infektuar me këtë virus.
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 4 mijë e 595 raste të reja me koronavirus.
Përpos numrit të madh të të infektuarve kanë humbur jetën edhe 24 pacientë.
213 nga pacientët të cilët po trajtohen nëpër spitale janë në aparate për frymëmarrje.