Shqipëria ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit.
1,130 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus, nga 4,539 testime të kryera.
Raportohen se kanë vdekur edhe 13 persona.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 656 të tjerë.