Rehatohet ish kandidati i VV-së në Vushtrri, emërohet në bordin e Trepçës

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Tri ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Pa asnjë sqarim rreth të kaluarës dhe gradimit të drejtorëve të re të këtij bordi, Qeveria kishte publikuar vetëm emrat, shkruan “Jepi zë”.

Ndër këta emra ishte edhe Alban Krasniqi, emër mjaft i njohur në partinë në pushtet. Alban Krasniqi i VV-së është anëtar në Vushtrri, në të cilën komunë edhe kishte garuar për asamble.

Është mësuar se Krasniqi u rehatua në këtë bord të përkohshëm, mirëpo me qëllim të “rehatohet” edhe për bordin e rregullt.

Të ngjashme