Reja sqaron skandalin me Grezdën dhe përgënjeshtron Federatën

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, ka folur edhe për çështjen Eros Grezda dhe faktin që futbollisti i Rangers u largua nga grumbullimi kuqezi në Gjermani. Në komunikatën të shtyp të federatës u fol për “motive personale”, ndërsa vetë futbollisti tha se kishte të bënte me dëmtim dhe nuk donte të rrezikonte… E vërteta është krejt ndryshe dhe mes lojtarit dhe trajnerit ka pasur fërkime idesh dhe këndvështrimi.

Në konferencën e sotme të dhënë në Rejkjavik, në Islandë, trajneri Edoardo Reja, i pyetur mbi motivin e vërtetë të largimit të futbollistit nga Gjakova, foli pa doreza:

“Për këto dy ndeshje ai nuk do jetë, sepse kemi pasur pikëpamje të ndryshme. Më pas, do jetë sërish në planet tona. Për këto dy ndeshje ai vendosi të mënjanohej, më pas do shohim nëse mund ta riformojmë raportin.

“Më duket se ai ka lëshuar edhe disa deklarata, por janë problemet e tij, jo të miat apo federatës. Më mirë të mendojmë për ndeshjen e nesërme, mos të merremi me lojtarë të veçantë, sepse duhet të mendojmë për grupin, për ekipin dhe objektivin”.

PRAPASKENAT E LARGIMIT

Telesport ka mësuar se si lindi pakënaqësia e gjakovarit. Gjithçka ka ndodhur një ditë përpara miqësores që Shqipëria duhet të zhvillonte ndaj Kombëtares U-21, një test për të kuptuar edhe formacionin anti-Islandë.

Reja i bëri me dije formacionin futbollistëve dhe sapo e kuptoi që nuk ishte titullar dhe, si pasojë, mund të konsiderohej kështu edhe për ndeshjen ndaj Islandës, Grezda pati edhe një debat me trajnerin italian, duke shprehur pakënaqësinë e tij dhe duke zbrazur dollapin… 

Si përfundim, ndeshja testuese me U-21 nuk u zhvillua aspak, për shkak të shiut që ra në “Elbasan Arena”, por Grezda e kishte ndarë mendjen. Madje, “Telesport” mëson dhe se ka ngritur zërin gjithashtu gjatë debatit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme