Reklamuesit ende nuk kanë besim tek Snapchati

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 16:58 | Nga

Tre muaj nga dalja në bursë, heshtja ka qenë ajo që ka mbizotëruar më shumë tek kompania pas Snapchat.

Edhe pas një raporti të shkëlqyer të tre mujorit të parë të vitit, çmimi i aksioneve të kompanisë ra poshtë vlerës që kishin kur doli në bursë prej 17 dollarësh.

Ka skepticizëm pafund rreth perspektivës afatgjatë të kompanisë dhe jo të gjithë janë të bindur se popullariteti i rrjetit social vlen 20+ miliard dollar.

Përveç rrezikut që vjen nga Facebook, përfshirë dhe Instagram, reklamuesit ende nuk kanë përqafuar Snapchat.

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga Social Media Examiner, vetëm 7% e reklamuesve përdorin Snapchat. Përveç Facebook e cila do të ishte çudi ta krahasonim, Twitter, Instagram dhe Pinterest kanë një bazë më të madhe reklamuesish sesa Snapchat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme