Rektorët e universiteteve të Tiranës mbështesin protestën: Studentët shkundën qeverinë

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Përballë deputetëve të Komisionit të Medias dhe Edukimit, rektorët e universitetit të Tiranës e Mjekësisë Mynyr Koni e Arben Gjata, kanë mbështetur protestën e studentëve duke deklaruar se lëvizja shkundi qeverinë.

Mynyr Koni tha se i mbështet kërkesat e studentëve si dhe vuri në dukje gjëndjen e agravuar të kërkimit shkencor në vend, ndërsa Arben Gjata tha se protesta ka sjellë nevojën për një reflektim të thellë nga të gjitha palët.

Mynyr Koni: Siç e thatë edhe ju, gjatë dhjetorit dhe në janar të vitit 2019, institucionet e arsimit të lartë u përfshin në disa protesta. Për kërkesat e studentëve kemi ofruar bashkëpunim. Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështesë. Për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa. Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël. Kam kërkuar rritjen e vazhdueshme për kërkimet shkencore dhe kjo e dëmton punën e kërkimit shkencor në këto vite.

Arben Gjata: Unë të paktën në këto muaj kam qenë të paktën tre herë në seanca të tilla. Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i beri ato të  reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet. Pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve i kemi plotësuar dhe madje një pjesë tjetër e kemi kaluar. Nuk i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe për të analizuar problematikat  janë mbledhur senati akademik dhe bordi i administrimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme