Rektorët mblidhen në Pejë për akreditimin dhe cilësinë në arsim

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Në Pejë është mbajtur konferenca e rektorëve të Universiteteve publike të Kosovës ku është folur për akreditimin dhe cilësinë në arsimin e lartë.

Në konferencën që bëri bashkë të gjithë hisedarët e arsimit të lartë në vend bashkë me drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim u diskutua për ngritjen e cilësisë në arsim dhe telashet rreth akreditimit sidomos për çështjen e mosakreditimit institucional të tri universiteteve publike.

Takimi i këtij formati është i pari që po mbahet derisa nga atje dolën disa rekomandime si ngritja e buxhetit për këtë sektor, reformat, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme