Rektori Dema: Kandidatët që u avancuan i plotësuan standardet

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 08:21 | Nga

Të gjithë kandidatët e stafit akademik që janë miratuar për avancim e kanë plotësuar standardin minimal të kërkuar me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e UP-së, thuhet në një letër të hapur të rektorit të universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema.

Reagimi i tij është bërë pas dyshimeve të ngritura nga monitorues dhe nga organizata studentore, se avancimi i stafit akademik në UP është bërë kundërligjshëm.

Rektori Dema nëpërmjet kësaj letre ka bërë të ditur se janë ndërmarrë disa hapa në mënyrë që të ketë transparencë të plotë të avancimit të stafit akademik në UP. (Koha Ditore)

Të ngjashme