Rektori Hajrizi rizgjedhet udhëheqës i Grupit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 12:24 | Nga

Rektori i UBT-së,  Edmond Hajrizi është rizgjedhur udhëheqës i Grupit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë në Kosovë. Hajrizi tha se rizgjedhja e tij në këtë post është motiv për të shtuar kontributin e tij në rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

“Në një fazë të tillë siç është Kosova, është shumë e nevojshme që të  kontribuojmë  në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, duke i marrë nga jashtë përvojat më të mira evropiane, prandaj për mua është nder dhe privilegj që të vazhdojë të jap kontributin tim për të përmirësuar dhe për të sjellë nga jashtë praktikat më të mira, për të cilat ka nevojë vendi ynë”, tha ai.

Hajrizi për katër vitet e kaluara, në cilësinë e udhëheqësit të  ekspertit  të arsimit të lartë, ka përfaqësuar Kosovën në shumë konferenca ndërkombëtare, duke kontribuar në reformat e arsimit të lartë në Kosovë.

Krahas kësaj, ai gjithashtu është takuar me shumë ekspertë dhe përfaqësues të shumë vendeve të Evropës.

UBT ka partneritet me më shumë se 250 universitete ndërkombëtare, ndërsa bashkëpunimi i vazhdueshëm, e ka bërë këtë institucion të arsimit të lartë të Kosovës, të jetë më i përkushtuar në përhapjen e dijes akademike të studentëve në Kosovë, pa u dalluar nga universitetet ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme