Rektori Sahiti fillon detyrën në krye të UP-së

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Naser Sahiti ka filluar mandatin e tij katërvjeçar në krye të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Pas mikpritjes në rektoratin e UP-së nga stafi i brendshëm i rektoratit, rektori Sahiti ka vizituar disa njësi akademike, ku i ka takuar dekanët e fakulteteve, të cilët po ashtu kanë nisur mandatin e tyre në menaxhimin e njësive akademike”, thuhet në komunikatë.

Rektori Sahiti ua uroi dekanëve fillimin e vitit të ri akademik, duke garantuar që menaxhmenti i UP-së do të bashkëpunojë ngushtë me njësitë akademike, si dhe do të punojë intensivisht në sigurimin e transparencës maksimale me të gjitha instancat, brenda dhe jashtë UP-së.

“Përkundër sfidave, ne duhet të punojmë intensivisht për Universitetin e Prishtinës dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ju e keni përkrahjen time të pakursyer që të punoni dhe të angazhoheni që të mos dëmtohet procesi mësimor, i cili po nis në rrethana jo të zakonshme,” theksoi Sahiti.

Vlen të përmendet që vizita e Sahitit në Fakultetin e Mjekësisë u realizua në objektin e ri të këtij fakulteti, i cili për studentët dhe stafin do të ofrojë hapësirë funksionale dhe moderne për mësimnxënie.

Naser Sahiti, nga data 1 tetor 2020, e mban pozitën e rektorit të UP-së.

Sahiti është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UP, si dhe paraprakisht ka shërbyer në funksione të tjera menaxheriale të UP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme