Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, ka thënë se nëse ky institucion dëshiron të bëhet serioz e të jetë shembull, duhet t’i eliminojë plagjiatorët, raporton Ekonomia Online.
Duke komentuar mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues, ku ai është ftuar për raportim e madje është përmendur edhe shkarkimi i tij, Sahiti ka thënë se është në pritje të vendimit.
Ai ka përsëritur se pjesë e këshillit është edhe Selim Bezeri, që sipas tij, është konstatuar se ka bërë plagjiaturë.
Rektori ka shtuar se nëse UP-ja dëshiron të bëhet universitet serioz, e rëndësishme është që të eliminohet kjo dukuri.
“Unë e kam denoncuar Selim Bezerin sepse u konfirmua që nuk do të ketë lëvizje nga ana e Këshillit Drejtues. Tash jemi në pritje si do të veprojë Këshilli. Nëse rezulton të shkarkohem bashkëpunim nuk do të përfundojë në forma tjera”.
“Për krejt opinionin nëse s’marrin veprime unë do të korrigjohem për të luftuar këto dukuri. Nuk kam mundësi ta ndryshojë formën e qeverisjes. Nëse UP do të bëhet universitet serioz është e rëndësishme të eliminohet plagjiatura”.
Ndërsa Rron Gjinovci nga ORCA që të premten ishin në takim të rektori, përmendin rastin e profesorit Bezeri që sipas tij, e kishin denoncuar para 4 vjetësh.
Sipas tij, Këshilli mund ta fitojë betejën duke shkarkuar rektori, por luftën u shpreh i bindur se do ta fitojnë ata, kundër plagjiatorëve.
“Me 15 tetor para 4 vjetëve unë edhe aktivisti Shkëlzen Gashi patëm mbajtur konferencë ku patëm treguar se patëm denoncuar në prokuroi Selim Bezerin”.
“Selim Bezeri para 4 vjetësh ka qenë një profesor i parëndësishëm në UP. Sot pas 4 vjetësh ai është anëtari më i votuar në Këshillin Drejtues. Sa e dëmshme është të mos adresohet plagjiatura me kohë. Rektori Naser Sahiti e ka dërguar në Këshillin e Etikës rastin e tij si të dyshuar për plagjiaturë”.
“Sot në mblidhet Këshilli, Këshilli i ka nëntë anëtarë, i ka dërguar ministria. Për të shkarkuar rektorin duhen 6 vota dhe nuk i kanë 6 vota”.
“Pra sot është dita kur ndahen ata që janë kundër plagjiaturës dhe pro plagjiaturës. Ne kemi ardhur me u rendit kundër plagjiaturës. Ata mund ta fitojnë këtë betejë duke shkarkuar rektorin, por luftën i’u garantojë se do ta fitojmë ne”.
LEXONI EDHE: