Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasdaorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Sipas njoftimit të presidencës, Osmani me Rohden kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde. Me ambasadorin Rohde, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë”, thuhet në njoftim.
“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.”
Kujtojmë që dje në Bruksel, në takimin Kurti-Borrell-Vuçiq nuk pati asnjë marrëveshje për targat, ndërsa sot Kurti tha se nuk ka folur me Borrellin mirëpo shtoi se SHBA është në kontakt me Brukselin.