Relacionet e tensionuara Prishtinë -Bruksel, Rohde në zyrë te Osmani

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasdaorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit të presidencës, Osmani me Rohden kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde. Me ambasadorin Rohde, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë”, thuhet në njoftim.

“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.”

Kujtojmë që dje në Bruksel, në takimin Kurti-Borrell-Vuçiq nuk pati asnjë marrëveshje për targat, ndërsa sot Kurti tha se nuk ka folur me Borrellin mirëpo shtoi se SHBA është në kontakt me Brukselin.

Të ngjashme