Remzie Osmani emocionon me urimin për djalin e saj: Krenaria dhe gëzimi im

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Remzie Osmani ka ndarë një urim të veçantë për djalin e saj me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në Instagram, Osmani publikoi një fotografi krah Hamzait, duke i dedikuar fjalë të përzemërta dhe urime për shëndet, lumturi e suksese.

“Urime ditëlindjen biri im i dashur! Të uroj nga zemra shëndet, lumturi, dashuri dhe suksese në çdo hap të jetës. Qofsh gjithmonë i rrethuar me njerëz që të duan dhe të vlerësojnë”, shkroi ajo.

“Për mua do të jesh gjithmonë djali im, krenaria dhe gëzimi im. Zoti të ruajtë e ta ndriçoftë rrugën gjithmonë. Të dua pafund!”, përfundoi urimin këngëtarja.

Të ngjashme