Me 83 vota, Remzije Istrefi-Peci është zgjedhur gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa votimi për kandidatët e tjerë do të përsëritet pasi të bëhet kuorumi.
Kryetari i komisionit, Hajdar Beqa, prezantoi votat e deputetëve. Sipas tij, në votim kanë marrë pjesë 97 deputetë, raporton Ekonomia Online.
“Në bazë të rregullores së votimit, për me marrë mandatin e gjyqtarit kushtetues në këtë rast kalon vetëm Remzije Istrefi- Peci. Prej listës hiqet Emrush Kastrati, ndërsa votimi përsëritet për Nexhmi Rexhepin, Safet Hoxhën, Shkëmb Manajn dhe Vigan Qorollin”.