Unë hyj në internet duke kërkuar gjëra. Unë shikoj gjëra të cilat i kam të njohura, pothuajse jam e dirigjuar. Pastaj për një moment, një ide ose objekt i ri merr vëmendjen time për një sekondë. Si një pronar biznesi, ky është momenti që ju duhet ta prodhoni dhe ta përsërisni vazhdimisht për t’u lidhur me konsumatorët dhe për të fituar besimin dhe besnikërinë e tyre.
Shkrimtarët e mirë dhe udhëheqësit e biznesit krijojnë këtë ambient tërheqës përmes tregimit të historive, forma më primitive e komunikimit të trurit njerëzor. Si e bëjnë këtë? Dhe si mund t’i dini sekretet e tyre që të bëni përmbajtjet tuaja online dhe median sociale vazhdimisht të shikuara dhe të paharrueshme.
Tërhiqni lexuesin me veprime dhe befasi
Fokusohuni në titullin dhe në 10 fjalët e para. Bëjeni si një lojë; bëni që diçka e re të ndodhë brenda gjashtë fjalëve ose më pak. Përdorni folje të pazakonshme, shembuj befasues dhe kthesa të çuditshme. Seth Godin është një mjeshtër i kësaj. ‘’Tregimet e shkurtra rrallë tërheqin vëmendje’’, deklaroi një titull i fundit, me nëntitullin ‘’Sa zgjerohet agjenda juaj’’ ose shikoni Mr. Money Mustache, i cili pothuajse gjithmonë fillon me një tregim: ‘’Ishte një mbrëmje e bukur, dhe unë po shijoja njërën prej pijeve të mia të preferuara në një karrige të cilën e kam vendosur në mes të rrugës..’’ Ju vazhdoni të lexoni për t’u siguruar se ai nuk do të goditet nga makina!
Ka një ndryshim në mes të përmbajtjes së formës së gjatë në faqe si Medium dhe LinkedIn. Tregtarët e përmbajtjes kanë shpikur frazën ‘’përmbajtje 10x’’ për përmbajtje shoqërore të cilat përçojnë mënyra të reja të mendimit dhe zgjidhjes së problemeve. Por edhe përmbajtjet më të mira humbasin tërësisht pa gjetur një mënyrë që lexuesi juaj të fokusohet.
Tregoni se si kanë ndryshuar gjërat në një moment të dukshëm
Sapo të fitoni vëmendjen e lexuesve, ju duhet t’i mbani ata me tregime të thjeshta dhe njerëzore, një tregim në të cilin diçka ndodh dhe protagonisti transformohet. Fushata e Bernie Sanders është aftësuar në dinamikat thelbësore të tregimit të historive. Ekipi i tij i marketingut thekson individët të cilët personifikojnë premtimin e fushatës. P.sh. ‘’America Beyond’’ e Sanders, një video në YouTube ku një djalë i ri rritet aq i varfër sa që përdor kova me borë për të pastruar tualetin. Ai ka nota të këqija në shkollë. Kur hyn në universitet më vonë, ai zbulon se është një student i mirë. Ai bëhet një mësues, me shpresat që të ndihmojë çdo student të kuptojë potencialin e tij të plotë. Nëse biznesi juaj nuk po krijon lëvizje në media sociale, ju po shkoni prapa. Cilën janë konsumatorët tuaj thelbësorë? Cilat janë tregimet e tyre? Si i ndryshon produkti ose shërbimi jetën e tyre për të mirë?
Përdorni detaje specifike për të përçuar mesazhin tuaj
Në Internet ne jemi të pushtuar nga detajet vizuale: fotografi të prera në mënyrë të përsosur, me selfie dhe me bollëk produktesh. Në një det të stimulimit vizual, tregimet e vërteta janë shumë të vlefshme. Çdo fjali ka rëndësi. Kur bëni një tregim me strukturë të nënkuptuar, lexuesit përjetojnë mesazhin tuaj përmes kujtimeve të tyre.
Është disi kundër intuitës, por sa më specifikë që jeni, aq më fuqishëm do të rezonojë tregimi juaj me njerëzit tjerë. Starbucks krijon një përvojë në tërë botën përmes një detaji të vetëm, dhe ju jeni të ftuar të merrni pjesë në atë përvojë me blerjen tuaj: ‘’Shijoni kompleksitetin e Sulawesit tonë nga Indonesia. Në dispozicion në dyqane dhe online për një kohë të kufizuar’’. Ju gjithashtu mund të përdorni detaje për të pikturuar të ardhmen. Universiteti i Arizona bën një pyetje të thjeshtë. ‘’ Çfarë nëse do të mundnim të dallojmë sëmundjet para se të shfaqen simptomat?’’ për të tërhequr vizitorët në studimin e tyre mjekësor.
Marka juaj është rritja e këtyre momenteve të paharruara, kur kompania juaj flet me konsumatorët përmes tregimeve të përvojave tona të ndara njerëzore. Për të pasur sukses në media sociale, ju duhet të mbani një zonë larg nga klishetë. Njerëzit e vërtetë nuk i përgjigjen zhargonit të marketingut. Njerëzit e rinj kanë dyshime dhe largojnë gjithçka e cila nuk duket e vërtetë. Përderisa bota rrotullohet shpejtë, dhe vëmendja e konsumatorëve tuaj bëhet e vështirë për ta mbajtur, tregimi i historive tërheq konsumatorët tuaj në vizionin tuaj dhe mban lidhjen e tyre me produktet dhe markën tuaj.