RENEA aksion blic në Vlorë, dyshohet se aty ndodhen persona me rrezikshmëri të lartë

Prishtinë | 10 Gus 2024 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Neutralizimit të Elementeve të Armatosur (RENEA), ka zhvilluar një aksion blic në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes të së premtes.

Raportohet se RENEA rrethoi zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Aksioni ka qenë i papritur dhe policia e Vlorës nuk ka qenë fare në dijeni pasi nuk ishte lajmëruar nga RENEA.

Në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare ka pasur informacion se aty ndodheshin persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

Të ngjashme