Bitcoin ka përjetuar një nga performancat më të këqija vjetore të vlerës së tij, pasi të martën valuta digjitale u tregtua me rreth 6 420 dollarë. Paqëndrueshmëria e kriptovalutës është evidentuar tashëm prej rreth dy vitesh, e reflektuar me rënien e çmimit.
Matur në baza javore, paqëndrueshmëria e kriptovalutës është parashikuar të luhatet në nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2016, kur monedha digjitale ishte ende një ‘element’ i rëndësishëm.
Shumica e investitorëve kryesorë institucionalë janë skeptikë rreth aftësisë së tyre për të ruajtur vlerën e valutës digjitale në çdo mënyrë të paparashikueshme. Në të njëjtën kohë, rregullatorët anembanë botës kanë theksuar luhatjen e çmimeve të Bitcoin.
Paqëndrueshmëria, po ashtu ka penguar edhe përhapjen e Bitcoin si një metodë pagese. Tregtarët dhe investitorët janë në pritje për të parë se si rregullatorët do të trajtojnë produktet e Bitcoin.
Rënia e vëllimeve të tregtisë gjatë tre muajve të fundit është gjithashtu një faktor kyç në dobësimin e kriptovalutës, tha Oliver von Landsberg-Sadie, CEO i BCB Group. Ndërkohë, investitorët në stoqet e SHBA janë të shqetësuar për rritjen e normave nga Rezerva Federale dhe tregtia globale.