Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19 vërehet në raportin e ditës s sotme nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Në tërë Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjenoterapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Raporti i plotë:
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 62 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 31pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 14 pacientë
Spitali i Prizrenit, 20 pacientë
Spitali i Gjakovës, 24 pacientë
Spitali i Pejës, 52 pacientë
Spitali i Gjilanit, 20 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 23 pacientë.