Policia e Kosovës ka njoftuar për numrin e përgjithshëm të aksidenteve dhe kundërvajtjeve në komunikacion për vitin 2018.
“Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton EO.
Sipas PK-së, gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.12.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve.
Më poshtë paraqiten të dhënat statistikore të kundërvajtjeve të shqiptuara nga Policia:
Ndërsa sa i përket aksidenteve vetëm gjatë vitit 2018 kanë ndodhur 100 aksidente fatale prej të cilëve sipas Policisë kanë humbur jetën 128 persona.
Për dallim me vitin 2017, viti që kemi lënë pas ka rënje të aksidenteve fatale me 18.03 për qind.
Sipas PK-së, gjatë vitit 2017 ndodhën 132 aksidente fatale ku vdiqën 137 persona, transmeton Ekonomia Online.
Ky është grafiku i përgjigjëm i Policisë: