Reperi amerikan Lil Mosey po kërkohet nga policia pasi nuk u paraqit në gjykatë për t’u përballur me akuzat për përdhunim.
Një urdhër është lëshuar për arrestimin e 19-vjeçarit, emri i të cilit është Lathan Echols.
Ai dhe një tjetër person janë akuzuar për përdhunim të shkallës së dytë.
Megjithatë, ai nuk u paraqit se seancën paragjyqësore në Uashington, shkruan BBC.
Sipas një raporti, ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një grua e cila atë kohë ishte e paaftë të jepte pëlqimin apo përgjigjen e saj.