Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se reperi kosovarë, Don Arbas, është bërë pjesë e kësaj partie.
“Artan Bajrami, i njohur si Don Arbas, u bashkua në VETËVENDOSJE!. Artani tash e shumë kohë është pjesë e skenës muzikore, ndërkaq viteve të fundit angazhimin e tij e ka fokusuar si producent e kompozitor”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Instagram.