Reperi nga Filadelfia, Freeway, i cili luftoi për vite me sëmundje të veshkave, më në fund ka bërë transplant.
40-vjeçari postoi një video në Instagram duke njoftuar se procedura ka shkuar me sukses.
“Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj. Gjithçka shkoi mirë, operacioni shkoi mirë. Unë jam duke u shëruar”, tha reperi.
“Zoti është i mirë. Unë kam veshkë të re. Mjeku tha se gjithçka është në rregull. Faleminderit të gjithëve”.
Të hënën, Freeway, emri i të cilit është Leslie Pridgen, iu tha fansave që mjekët më në fund kishin gjetur një dhurues të veshkës dhe se ai ishte në pritje të operacionit.