Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Action Bronson, ka lansuar së fundmi një libër.
Ky është i treti me radhë pas librave që ka sjellë si: “Stoned Beyond Belief (2019)” dhe “F*ck, That’s Delicious: An Annotated Guide to Eating Well (2017)”.
Libri i ri ndërkohë titullohet “F*ck It, I’ll Start Tomorrow: A True Story” (“Në djall, Do ia filloj nesër: Një histori e vërtetë”).
Sipas Amazon, në këtë libër flet në lidhje me luftën për peshën, varësinë nga ushqimi dhe udhëtimin drejt vetë-pranimit.
Ylli shqiptar thuhet se ka ndarë të gjitha ato që ka mësuar në dekadën e kaluar për t’ju ndihmuar të ndihmoni veten.
Action po ashtu do të ndajë udhëtimin e tij për të gjetur besim, për të mbajtur larg ndjenjat negative, të qëndrojë i arsyeshëm, të qetësohet dhe të mos shikojë në pasqyrë duke shpresuar të shohë askënd përveç vetes.