​Reporteri britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar ma kujtojnë Kosovën e vitit ’99

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Pamjet e Khersonit, qytetit të Ukrainës i cili arriti të çlirohet nga forcat ruse pas më shumë se tetë muaj lufte, i kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-gazetarit britanik, Brendan Paddy.

Në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i “Sky News” që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar. “Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2hvd19ibHVlX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2Zyb250ZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1591396037499158529&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2F%25e2%2580%258breporteri-britanik-pamjet-nga-khersoni-i-cliruar-ma-kujtojne-kosoven-e-vitit-99%2F&sessionId=e0582398d59f97750395592ee35f9046f9970bcf&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=500px

Ndërkaq kur lufta ka hyrë në ditën e saj të 260-të, pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, ukrainasit ngritën flamuj dhe festuan në rrugë. Ashtu sikurse ky rajon, Presidenti Volodimir Zelensky u zotua se do të çlirohen dhe Donbassi me Krimenë. Fshati Hornostaivka i pushtuar nga Rusia, u bombardua nga Moska me raketa Grad për të bindur banorët të evakuoheshin. Kjo u raportua nga guvernatori i Kherson Oblast, Yaroslav Yanhushevych, duke shtuar se në sulm u vranë dy gra dhe u shkatërruan gjashtë shtëpi.

Ndersa ekipet e shpëtimit dhanë ndihmë dhe evakuuan 110 civilë nga vendbanimet e rrezikshme në rajonin e Donetsk. Ndërkohë policia ka ndihmuar në evakuimin e 188 personave të tjerë. Nga 2 nëntori ka vazhduar evakuimi falas nga rajoni i Donetskut drejt komuniteteve territoriale të rajonit Ternopil. Siç është raportuar gjatë këtyre ditëve, rajoni i Donetskut është nën sulmin e vazhdueshëm të raketave ruse dhe në rajon ka probleme me furnizimin me energji, ngrohje dhe ujë.

Më shumë se 1.2 milionë njerëz u larguan nga rajoni, në të cilin 1,670,000 njerëz jetonin përpara pushtimit në shkallë të plotë. Deri në dimër, jo më shumë se 235,000 njerëz të përfshirë në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kritike duhet të mbeten në rajon.

Të ngjashme