Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka deklaruar se fakti që emërtimi “Republika e Kosovës” është shfaqur në ueb faqen e qeverisë së Serbisë në gjuhën angleze është gabim i rëndë i përkthyesit, por përgjegjësia është e ekipit të internetit të shërbimit për shtyp të qeverisë, gjë që do të ketë pasoja për punonjësit që siç tha ajo kanë bërë “një gabim kaq të rëndë dhe të pafalshëm”.
Menjëherë pas u bë publik ky lajm, Bërnabiq për t’u arsyetuar, nxitoi të paraqitet në Radiotelevizionin e Serbisë, duke kërkuar falje qytetarëve për këtë “gabim të rëndë” dhe ka treguar se “ky lajm kontestues” është hequr menjëherë nga faqja e qeverisë.
Siç ka shpjeguar, përkthyesi punon në qeveri që nga viti 2001 dhe është magjistër i gjuhës angleze.
Në të njëjtën kohë, Bërnabiq ka akuzuar opozitën se e ka keqpërdorur këtë gabim për ta bërë publik.