Republikanja Cindy Hyde-Smith ka fituar balotazhin në zgjedhjet e Senatit për Misisipin, duke lënë prapa garuesin me ngjyrë pas kampanjës që rikujtoi historinë e dhunës raciste në shtetin verior.
Hyde-Smith, 59 vjecare, është gruaja e parë e zgjedhur në Kongres nga Misisipi. Nëse Espy do të fitonte, do të bëhej senatori i parë me ngjyrë nga Misisipi që nga Lufta Civile.
E përkrahur nga shumica për të fituar zgjedhjet e Senatit, Hyde-Smith ishte ngufatur nga vërshimi politik pas një videoje që u shfaq ku shihej duke lavdëruar një mbështetës duke thënë se “nëse do më ftonte për varje publike, do të isha në rendin e parë”.
Video kishte ngjallur shumë reagime në shtetin me histori të racizmit dhe dhunës në shtetin ku 38 përqind e popullësisë janë me ngjyrë.
Trump ka marrë pjesë në fushatat parazgjedhore dhe përmes rrjetit social Tëitter ka uruar Hyde-Smith pas garës duke theksuar se ndjehet shumë krenar me të.