Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se fakti që kemi dhunë ndaj grave është shqetësues dhe si shqetësim tjetër përmendi faktin e numrit të vogël të grave në qeveri, raporton Ekonomia Online.
“Është shqetësues fakti që kemi dhunë ndaj grave, mohim të të drejtave. Jemi vetëm dy gra në qeveri dhe nuk kemi as një grua në komuna të Kosovës. Duke përkrahur gratë të marrin përgjegjësi të kontribuojnë në zhvillim të vendit”, tha Reshitaj.
Ajo tha se dhuna në familje shkatërron familjen, qelizën bazë të shoqërisë dhe që ndikon në edukimin e fëmijëve.