“Let’s Do It Kosova” ka organizuar aksion pastrimi te pika kufitare Kosovë-Maqedoni. Në këtë aksion të pranishëm ishin edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj dhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma.
Ministrja e Mjedisi, Albena Reshitaj, tha se ky është vetëm një nga aksionet që ata kanë ndërmarrë për një Kosovë më të pastërt.
“Ky është vetëm një nga aksionet që kemi ndërmarrë për të pasur hapësira më të pastërta. Ky aksion i sotëm po bëhet për nderë të Pavarësis së Kosovës. Ne duhet që t’i mirëmbajmë sidomos pikat kufitare sepse është pamja e parë qa u jepet njerëzve që hyjnë në vend. Ne zotohemi që do të vazhdojmë me projekte të tjera për te përmirësuar gjendjen e ambientit”, tha Reshitaj.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos hedhin mbeturina.
“Sot po fillojmë takim nga pika kufitare, unë mendoj që ky është vetëm një aksion. Kërkojmë nga qytetarët që të jenë të vetdijshëm të mos hudhin mbeturina. Ajo çka kërkojmë nga institucionet është që të financojnë projektet e infrastrukturës dhe të thellojnë hyrjet nëpër Kosovë, sepse nëse nuk i kontrollojnë hyrjet në Kosovë kjo është pamja e parë që na shfaqet. Duhet të punojmë që të realizojmë punë në të mirën e qytetarëve”, tha Suma.
Ndërsa Luan Hasanaj, drejtor i organizatës “Let’s do it Kosova” tha se ky aksion do të jetë vazhdimësi e aksioneve tjera.
“Duhet ta respektojmë dhe zotimin që kemi marr bashkërisht që ta bëjmë një fushatë gjatë tërë vitit që ta bëjmë Kosovën një vend të pastër dhe të zhvilluar, sepse zhvillimi fillon nga pastërtia. Zotohemi që pamje të tilla të mos na shoqërojnë neve. Hajde së bashku siç jemi sot të japim shembullin aktiv tek qytetarët që të mos hedhin mbeturina”, tha Hasanaj.