Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi e Kuvendit të Kosovës Albena Reshitaj, ka thënë se në këto dy javë duhet të bëhemi shumë më të kujdesshëm, ta ruajmë vetën dhe të tjerët.
Reshitaj gjithashtu u ka shprehur ngushëllimë familjarëve të viktimës së parë nga koronavirusi në Kosovë.
Postimi i plotë:
TË DASHURIT E MI,
Dy prindër, motër dhe dy vëllezër, familjarë, fqinjë e miq, studentë, kolegë, bashkëpunëtorë e bashkombas kudo që jeni.
Sot, kur në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid – 19 arriti në 31 dhe për fat të keq kemi edhe viktimën e parë, dua të JU LUS SHUMË, që këto ditë e këto dy javë të rëndësishme të bëhemi shumë më të kujdesshëm. Ta ruajmë vetën dhe të tjerët, sepse kjo është e mundur. Këto ditë kam hulumtuar dhe lexuar shumë lidhur me mundësitë e luf.