Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se në Ditën Botërore të Autizmit, si në çdo ditë tjetër duhet të punojmë në sensibilizimin e shoqërisë për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri.
“Si institucione dhe shoqëri duhet të bëjmë më shumë për këtë kategori, në trajtimin dinjitoz të tyre në qendrat ekzistuese të trajtimit dhe hapjen e qendrave të reja trajtuese në çdo komunë”, ka shkruar ajo.
Tutje, ministrja thotë se përmes programeve të veçanta të edukimit, përkrahjes financiare e integrimit në shoqëri, ata mund t’i bëjnë të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.
“Ata kanë nevojë për mbështetjen, respektin dhe dashurinë tonë”, ka përfunduar ajo.