Reshitaj në takim me udhëheqësit e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 17:07 | Nga

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vietnam, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, në takime të ndara ka takuar udhëheqësit e dy agjencive pranë Kombeve të Bashkuara, Erik Solheim, drejtor ekzekutiv i UN- Environment dhe Maimunah Mohd Sharif, Drejtore Ekzekutive e UN Habitat-it.

Në takim me Drejtorin Ekzekutiv të UN- Environment, Erik Solheim, pasi prezantoi sfidat e Kosovës në fushën e mjedisit, ministrja Reshitaj kërkoi përkrahje në reduktimin e ndotjes së mjedisit, tokës, ujit e ajrit në Kosovë si dhe qasje në fondet ndërkombëtare për mjedisin.

Nga ana tjetër Drejtori Erik Solheim, deklaroi se agjencia që ia udhëheq është përkrahë vendeve në zhvillim, në rrugën e tyre për tejkalimin e problemeve mjedisore, në këtë rrugë përkrahja për Kosovën sipas tij nuk do të mungojë.

Ai me tej u zotua që do të angazhojë zyrtarë nga agjencia për gjetjen e fondeve për Kosovën, duke marrë parasysh që shteti ynë duke mos qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara nuk ka qasje në fondet ndërkombëtare për mjedisin.

Ndërkaq në takimin që ministrja Reshitaj pati me drejtoren e UN-HABITAT-it, Maimunah Mohd Sharif, falënderoi atë për përkrahjen që kjo agjenci ka dhënë dhe po jep për Kosovën, e në veçanti në zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve njerëzore dhe planifikimin hapësinor përmes mbështetjes për krijimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Institutit për Planifikim Hapësinor brenda MMHPH-së si dhe në ndërtimin e një kornize ligjore të planifikimit në përputhje me direktivat e BE-së.

Nga ana tjetër, drejtoresha e UN-HABITAT-it, Maimunah Mohd Sharif u zotua së kjo përkrahje për Kosovën do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Reshitaj e Sharif u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e gjendjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor përmes realizimit të projekteve të përbashkëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme